Më 17 Tetor ka ndodhur nje referendum gjithëpopullor në nivelin lokal. Votuesit e qyteteve të Kosovës nuk u “turrën” pas Albinit e Vetëvendosjes, siç ndodhi më 14 Shkurt.
Më 17 Tetor ndodhi me të “Drejt – Krejt” permbysja e 14 Shkurtit!
Partia dhe lideri që e quajti “Referendum” 14 Shkurtin, pra Vetëvendosje dhe Albin Kurti, pas gati 8 muajsh, moren flakareshën më të madhe nga populli i Kosovës.
Vetëvendosje është e vetmja parti që nuk arriti të fitojë asnjë komune pa balotazh dhe perveç se ra nga rreth 400 mijë vota në 200 mije, ka shumë mundësi që t”i humb edhe Prishtinën e Prizrenin në ndërkohë që tashmë e ka humbur Mitrovicën.
Madje per shkak të sjelljes arrogante gjatë këtyre 8 muajve në qeverisje dhe fushatës humoristike në Mitrovicë dhe mendjemadhësisë në Prishtinë, ka shumë mundësi që Vetëvendosja t”i humb të gjitha komunat në balotazh dhe të mbetet me gishta në gojë.
Kur një kryetar i Kuvendit e quan Agim Bahtirin “akademik” nga votuesit marrin flakareshë edhe “akademiku” edhe Kryetari i Kuvendit, edhe lideri edhe partia.
Kur një minister i Shëndetësisë që ka hedh valle me mindil në dorë gjate pandemisë, nuk shpalos kurrfarë programi për Prishtinën e madje injoron çdo debat televiIziv me kunderkandidat, prishtinalinjtë ia heqin mindilin prej dore dhe i thonë: Prit, pusho pak!
Kur nje kryeministër e lider partie shfaqet në billborde me fotografi të tij e me emër të kandidatit për kryetar të komunës, atëherë prizrenasit i thonë: Zbrit poshtë nga billbordi!
Në fakt më 17 Tetor u shpërfaq fytyra e vërtetë e Vetëvendosjes dhe e Albin Kurtit.
Më 17 Tetor ndodhi matja e dytë politike në të cilën Albini dhe Vetëvendosje e humbën Krejt Drejt-peshimin e tyre politik që e morën më 14 Shkurt.
Biles, më 17 Tetor, u dëshmua fakti se 14 Shkurti nuk ka qenë KREJT referendum i Albin Kurtit por edhe e Vjosa Osmanit dhe se Albini i vërtetë pa Vjosën është ky i 17 Tetorit.
Në mbrëmjen e 17 Tetorit në të gjitha selitë e partive dhe qytetet e Kosovës pati festë të fitores.
Vetëm në selinë e Vetëvendosjes pati heshtje e jo festë.
Në mbrëmje të 17 Tetorit të gjithë liderët e partive të tjera dolën në konferenca shtypi dhe falënderuan votuesit dhe qytetarët e Republikës së Kosovës për pjesëmarrje në votim dhe për sjellje demokratike në zgjedhje, veç Albin Kurti u zhduk, u struk dhe “…asnjë fjalë oj nëno, nuk i doli prej goje”.
Albini nuk foli sepse mori flakareshë goje!
Flakareshë bukur të madhe!