I pashë emrat e 5 kandidatëve të LDK-së nga Istogu për zgjedhjet lokale të vjeshtës së këtij viti.
Dy prej tyre i njoh, relativisht mirë!
Një prej tyre e respektoj shumë.
Dy të tjerë nuk i njoh personalisht e as nuk ua kam dëgjuar emrin ndonjëherë.
Po shkojmë me radhë:
1 Besart Dreshaj – Eshtë fotokopje origjinale e Haki Rugovës. Eshtë në pushtet në disa pozita në këto 10 apo më shumë vitet e fundit: Herë drejtor në Istog, herë këshilltar e zëvendësministër në Prishtinë.
Nëse garon për të parin e komunës atëherë LDK e ka humbjen e sigurt madje pa balotazh.
2. Shkëmb Manaj – Djali i veprimtarit dhe kryetarit të LDK-së në Istog Shaban Manajt, i vrarë pas luftës në Kosovë. Ka përgatitje të lartë arsimore e politike. është kuadër me perspektivë jo vetëm në LDK. Ka një mangësi, me tepër fizike: është shkëputur viteve të fundit nga Istogu për shkak të angazhimeve në Prishtinë.
Po të bëheshin bashkë, të gjithë kandidatët dhe po të angazhoheshin të gjithë me zemër e me shpirt për LDK-në, Shkëmb Manaj do të vazhdonte traditën e ruajtjes së bastionit të LDK-së në Istogutn e Presidentit Ibrahim Rugova.
Iliri Ferati: Djali i ish-kryetarit të ndjerë Fadil Ferati. Babai i Ilirit mbahet në mend si një ndër burrat më të mëdhenj jo vetëm të LDK-së por edhe të Istogut e më gjërë.
Iliri ka qenë deputet në mandatin e kaluar. është djalë i uritë, i sinqertë, i pastër, me biografi e veprimtari të ndershme. Ka pak përvojë në politikë. Më garën për të parin e komunës duhet të jeshë pak më i gjallë. Meqenëse ia do të mirë LDK-së, besoj se Iliri, për hir të Shkëmbit, do të tërhiqet nga gara.
Besim Mulajn e Zenel Shatrin nuk i njoh dhe nuk mund të jap vlerësim pa i njohur.
Por nëse të gjithë këta fillojnë fushata paraelektorale dhe krijojnë fraksione e inate personale “pse unë nuk u zgjodha për të parin e komunës” atëherë do të mbahen në mend si “pesë kandidatët që ia humbën LDK-së bastionin e Ibrahim Rugovës”.
Nëse bëhen bashkë, nëse pajtohen me kandidimin e Shkëmb Manajt, nëse në garë nuk duket fare Haki Rugova e fare pak edhe Besart Dreshaj, atëherë dega e LDK-së mund të krenohet me epitetin e komunës bastion të pamposhtur të LDK-së në Dukagjin dhe në Kosovë.