Me Berat Buzhalën rrallë herë jam “dakorduar” me mendime dhe opinione politike por jo aq për “fajin” tim sa për “salto mortalet” e tij sa andej e sa këndej.
Njëhere bëhej me PDK-në (u bë edhe deputet i kësaj partie) pastaj e shante Thaçin ma shume se unë, më pas u bë me Ramushin për kryeministër, pas vetëm disa muajsh i ra pishman dhe tha “kërkoj falje se kam gabu”, i duartrokiti bukur shumë një kohë edhe VV- së e Albin Kurtit dhe tash po i shkon prapa Dardan Molliqajt, jo aq shumë i shqetësuar e i goditur personalisht nga shtrenjtimi i rrymës, por më shumë për inat e kunder Albinit.
Nejse këto lëvizje të tij politike janë personale dhe ai nuk është i vetmi.
Ç’është e vërteta, kundër shtrenjtimit të rrymës dhe kunder kryeministrit Albin Kurti do të kisha protestu edhe unë.
Por ajo që nuk do ta bëja është rreshtimi në rreshtin e parë krah për krah me Dardan Molliqaj. Disi kur e shoh Dardanin në televizor dhe kur e dëgjoj diskursin e tij akuzues se Albin Kurti po synon të instalojë sistemin diktatorial në Kosovë, më dalin parasysh ato skenat makabre të protestave të Vetëvendosjes kur sekretari i atëhershëm i Vetëvendosjes e kryetari i tashëm i PSD-së nxirrte me dhunë nga vetura një zyrtarë të një ministrie ndërkaq njëherë tjeter, hipur mbi një tribunë, në një protestë para Qeverisë së Kosovës jepte urdhëra për Policinë e Kosovës madje duke “u dhënë afat” prej disa minutash a sekondash të largoheshin nga kordoni për mbrojtje të objektit të Policisë së Kosovës.
Këto dy skena makabre dhe sjellje të dhunshme të Dardan Molliqajt (shto këtu edhe servilizmin ndaj Ramush Haradinajt, të cilin dikur e akuzonte për haraq dhe në zgjedhjet e 2017 i hyri nën sjetull Ramushit duke thënë: Jo po nuk kam thënë për Ramushin, jo po kam thënë e nuk kam thënë e belbëzime të tjera sa të pabesueshme aq edhe neveritëse.
Për këto dhe arsye të tjera, me dijtë se Dardan Molliqaj ma fakturon faturën e energjisë elektrike në 00, nuk dal me Dardanin në protestë.
Por Berati ka mendu ndryshe.
Edhe ka vepru ndryshe.
Deri në momentin e eskalimit të Dardan Molliqajt apo deri në momentin e arrogancës së dhunshme të Dardanit ndaj një polici të Kosovës, do ta mirëkuptoja bashkëmendimin dhe bashkëpjesëmarrjen e Beratit me Dardanin në këtë protestë.
Por, kur Dardani i ra shuplakë policit të Kosovës e Berati nuk beri asgjë e nuk tha asnjë fjalë, këtu na ndahen përsëri rrugët me Beratin.
Unë nuk mund të paragjykoj se si do të veproja në një moment të tillë, por po të qëlloja në protestë dhe po të isha pranë Dardanit ose do ta pështyja në fytyrë ose do të bëhesha edhe unë po aq arrogant dhe do t’ia kisha flakareshë një shpullë.
Dardan Molliqaj dhe PSD po del të jenë “pjella e keqe” e Vetëvendosjes!
Prandaj me Dardanin e PSD-në as në parajsë!
Me Dardanin e PSD-në kurrë në protestë me dijtë se Albin Kurti e shtrenjton rrymën 200%!
Jo me Dardan Molliqajn as në protestë e as në parajsë!