Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u shfaq në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës i veshur përafersisht si presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky.
Veshjen e tij me xhemper ngjyrë të gjelbërt ai e arsyetoi me fjalët se gjoja “ashtu kishte qëlluar” sepse po vinte nga Aeroporti e drejt në Kuvend.
Ky arsyetim i tij shkaktoi të qeshura në Kuvend por që në fakt duket se Albin Kurtit i pëlqyen edhe të qeshurat e deputeteve edhe arsyetimi për veshjen “ashtu siç kishte qëlluar” si të presidentit ukrainas Zelensky!
Por në fakt, pse Albin Kurti nuk ka asgjë të përbashkët me presidentin ukrainas Zelensky?
Sado që Kurti ka qef të jetë në qendër të vëmenndjes si presidenti ukrainas, rrugetimi dhe synimi i tyre politik është krejt i kundërt.
LEXO EDHE KETE
Në ditën kur diskutohet për Ukrainën, Kurti kopjon Zelenskyn që po duartrokitet nga e gjithë bota
Ja disa fakte:
Albin Kurti para se të vinte në pushtet ka kundershtuar të gjitha veprimet para dhe pas shpalljes së Pavarësisë së Kosoves.
Ka kundërshtuar Pakon e Ahtisarit me arsyetimin se kjo pako nuk sjell Pavaresinë e shtetit të Kosovës.
Zelensky ka përkrahur ose së paku nuk e ka kundërshtuar politikisht dhe publikisht rrugetimin e shtetit të Ukrainës, pas pavarësimit nga ish+Bashkimi Sovjetik.
Albin Kurti ka “bërë luftë” me kundërshtarët e tij politik, duke u shkarravitur në rrugë duke hedhur edhe molotov e në Kuvendin e Kosovës edhe gas lotësjellës, ndërkaq Zelensky ka fituar garën presidenciale shumë qetë, pa protesta, pa dhunë në rrugë apo në Kuvendin e Ukrainës.
Albin Kurti paraprakisht disa vite rrjesht ka bërë fushatë agresive politike, protesta në rrugë, aksione kundër ish-zyrtarëve shtetëror, e bizneseve privare duke rrotulluar kamionë me peodukte të importuara nga Serbia kur Vrtëvendosje ishte si OJQ por edhe pasi u regjistrua si parti politike ndërkq Zelensky prej teatrit e shfaqjeve muzikore e artistike ka hyrë në politikë dhe është zgjedhur president i Ukrainës.
Albin Kurti e ka sulmuar Policinë e Kosovës duke e quajtur edhe “O majmun shko në Veri të Mitrovicës” ndërkaq Zelensky ka bërë shfaqje teatrale e muzikore para popullit e me siguri edhe para poliicsë ukrainase.
Albin Kurti ka deklaruar në Kuvendin e Kosovës se “KFOR-i, alias NATO nuk e mbron sovranItetin e Kosovës por Rezolutën e OKB -së 1244′ nderkaq Zelensky ka arritir të fitojë përkrahjen më të madhe të Aleancës dhe Aleatëve perëndimorë pa qenë vendi i tij anëtare e NATO s dhe e Bashkimit Evropian. Madje një nga “arsyet” e invazionit rus është parandalimi i anëtarësimit të Ukrainës në NATO.
Albin Kurti e ka ofenduar deri në përbuzje Aleatin tonë historik e strategjik Amerikën duke belbëzuar “Amelika, Amelika!” ndërkaq Zelensky krejt shpresën e ka drejtuar drejt Amerikës.
Albin Kurti është një lider narcisoist, i dashuruar në vetveten ndërkaq Zelensky kur është zgjedhur president ka kërkuar nga ukrainasit qe në shtëpitë e tyre mos ta mbajnë fotogrfinë e tij por të familjarëve të tyre më të dashur me arsyetimin e tij se “në Ukrainën e udhëhequr nga ai, të gjithë janë president”
Dhe në fund, një fakt tjetër që sa do që duket “privatësi” por për një lider politik me ide e synime kombëtare tingëllon si hipokrizi: Albin Kurti është i martuar me një norvrgjeze ndërkaq Zelensky me ukrainase.
Pra Albin Kurti është si ai hoxha i keq i katundit që thotë: Boni çka të ju them unë e mos boni çka boj unë!
Këto dhe shumë fakte të tjera Albin Kurtin e Kosovas e dallojnë nga Volodymyr Zelenskyn e Ukrainës.
Ngjyra e e gjelbërt e xhemperit, Albin Kurtit nuk i shkon!