Hykmete Bajrami ka reaguar ndaj sulmeve që shkuan sot në drejtim të saj, pas një deklarate lidhur me Listën Serbe dhe kritikave të saj për presidenten Vjosa Osmani.
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës publikoi bisedën e deputetes së LVV-së Mimoza Kusari Lila me Milan Radoiçiqin, të kërkuarin për sulmin terrorist në Banjskë që ia mori jetën rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
“Qe kush është me Listen Serbe dhe kush po më tregon mua për Radojiçiqin!”, shkroi ajo në një postim në Facebook.
Lidhur me reagimin nga Presidenca, ajo shkroi një fjali, duke kujtuar se Vjosa Osmani u ul në atë karrigë edhe me votën e Adem Hoxhës, deputetit goran që është në linjë me Listën Serbe.
“Lajmerohuni kur t’i kryeni pazaret dhe mandatin që e keni marrë me votë të Adem Hoxhes. Kaq!”.



Të tjera
Aktuale
S’ka sinjale për formimin e institucioneve!
Ndërsa vendi po përballet me krizë
Lajme
Hashim Thaçi i qeshur në imazhin e fundit të ndarë nga djali i tij
Endrit Thaçi ka publikuar në llogarinë
Aktuale
Vetëdorëzohet në polici, i dyshuari për tentim vrasjen e javës së kaluar në Prishtinë
Është vetëdorëzuar në stacion policor i