Hykmete Bajrami, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka konfirmuar se kjo parti ka refuzuar propozimin e radhës të kryesuesit Avni Deharit, që deputetët të mblidhen një herë në javë për seancën e jo çdo 48 orë, shkruan Gazeta Express.
Ajo ka thënë se LDK-ja këtë e shohin si indikacion shtesë që Lëvizja Vetëvendosje ‘‘nuk është absolutisht e interesuar’’ për konstitumin e Kuvendit.
‘‘Po e filloj me këtë propozimin që e dha zoti Dehari në fakt ishte kërkesë për të gjitha partitë, që në qoftë se pajtohemi të mblidhemi jo çdo 48 orë, por të mblidhemi një herë në javë. Në fakt ne këtë e shohim indikacion shtesë që LVV-ja nuk është absolutisht e interesuar që ta bëj konstituimin e kuvendit, do më thënë ata mungesën e institucioneve të kuvendit dhe të qeverisë e kanë reduktuar në problem të mbledhjes çdo 48 orë të deputetëve. Vetëm ky është problemi i tyre, që ‘’për ne është problem të vijmë çdo 48 orë’’. Normalisht që u refuzua në kërkesë e tillë. Me të vërtetë është fatkeqësi që për 17 herë u mbledhem dhe nuk arritëm në fakt që të lëvizim asnjë hap përpara.’’, ka thënë ajo.



Të tjera
Uncategorized
Metodi di pagamento sicuri e veloci disponibili su Star Casino
In questo articolo esploreremo i metodi
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen