Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj vendimit për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për 15%, duke fajësuar drejtpërdrejt Lëvizjen Vetëvendosje për këtë, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas Bajramit, është pikërisht qeveria aktuale që përmes të deleguarve të saj në Bordin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka mundësuar këtë vendim që godet drejtpërdrejt qytetarët.
“Lëvizja Vetëvendosje përmes të deleguarve të tyre në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë Elektrike e rriti sot çmimin e energjisë elektrike.”, shkroi ajo në ‘Facebook’.
“Kanë mashtru, asgjë s’kanë punu, tash po godasin qytetarët për të tretën herë përmes faturave të energjisë elektrike”, tha tutje deputetja e LDK-së.



Të tjera
Aktuale
Aksident i rëndë në Bresje
Një aksident i rëndë trafiku ka
Lajme
Muja miraton dy vendime të rëndësishme që lidhen me sektorin e qumështit
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë
Lajme
Qeveria në detyrë mban mbledhjen e radhës, merr një sërë vendimesh e ndanë mjete buxhetore
Qeveria në detyrë e Republikës së