Bajrami i reagon Muratit që foli për “rekorde” të bizneseve

Hekuran Murati, ministër në detyrë i Financave, ka thënë sot se qarkullimi i bizneseve për gjashtë muajt e parë të vitit 2025 ka shënuar “rekord” prej 10.7 miliardë eurove, dhe se sipas tij, kjo paraqet një rritje prej 10.3% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kur kjo shifër ishte 9.7 miliardë euro.

Ndaj kësaj ka reaguar deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami.

Bajrami ka thënë se rritja e çmimit ndikon në rritjen e qarkullimit, për shkak se për artikujt e domosdoshëm kërkesa është joelastike, dhe se nëse Murati s’pajtohet me këtë, atëherë ky i fundit të tregojë se qarkullimi i cilave kompani është rritur më së shumti gjatë mandatit të tyre.

‘‘Tregoni ekonomistit – interpretues të kushtetutës se rritja e çmimit ndikon në rritjen e qarkullimit, për shkak se për artikujt e domosdoshëm kërkesa është joelastike. Nëse ai nuk pajtohet me këtë, le të na tregojë se qarkullimi i cilave kompani është rritur më së shumti gjatë mandatit të tyre.

Ju tregoj unë: qarkullimi i kompanive që merren me tregtinë e energjisë. Dhe për këtë, meritat i takojnë Hekuranit me shokë, se këmbë e kokë janë të përfshirë.

Nëse nuk pajtohet me faktet dhe konceptet, unë jam gati për përballje veç le ta  cakton  kohën dhe vendin’’, ka shkruar ajo.

Të tjera

Uncategorized

Humb jetën gruaja që u aksidentua në Koshtovë

53-vjeçarja që u aksidentua këtë të

Uncategorized

Familja e Shpat Kasapit me reagim publik pas humbjes së parakohshme të artistit

Komuniteti artistik shqiptar u trondit ditët