Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i ka reaguar deputetit të VV-së, i cili tha se papunësia në Kosovë u ul për 17 përqind gjatë qeverisjes Kurti.
Përmes një postimi në Facebook, Bajrami e LDK-së thotë se pushteti po manipulon me shifra të pasakta të punësimit.
“Raporti Vjetor i Auditimit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021, në faqe 78 thotë: 62,417 veta janë angazhuar nga KQZ në procesin e zgjedhjeve parlamentare të mbajtura me 14 shkurt 2021 dhe në zgjedhjet lokale të mbajtura në muajt tetor dhe nëntor 2021”, ka shkruar deputetja e LDK-së.
“Ndërsa shkalla e papunsisë sipas Agjecisë së Statistikave të Kosovës është 20.5%”, shkruan tutje Bajrami./Botapress.info/