Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka “uruar” të gjithë politikanët pronarë në listat e vilave të sekuestruara në Brezovicë. Bajqinovci tha se u “çudit” që në këtë listë nuk ishte vëllai i tij, por zyrtarët dhe familjarët e figurave kryesore të PDK-së.
“Me këtë “harq” urime edhe punësimi i djalit të Kryetarit të Prizrenit në kompaninë “Ekorigjioni” ku aksionar kryesor është komuna e Prizrenit” shkroi ai në Facebook.
Postimi i plot i tij:
Sot qenkan publikuar emrat e politikanëve, zyrtarëve të lartë dhe familjarëve të politikanëve që u janë sekuestruar vilat në Brezovicë, në zonën ku ndërtimet janë të palejuara.
“Isha” shumë i shqetësuar mos po del edhe emri i vëllait tim, por “çuditërisht” po dalin zyrtarë dhe familjar të figurave kryesore të PDK-së.
Me këtë “harq” urime edhe punësimi i djalit të Kryetarit të Prizrenit në kompanin “Ekorigjioni” ku aksionar kryesor është komuna e Prizrenit.