Agim Bahtiri i Vetëvendosjes ka sulmuar Vjosa Osmanin për një video-deklaratë që e bëri sot derisa në sfond kishte një fotografi të Ibrahim Rugovës e në të cilën ish-presidentja komentoi zhvillimin e mbrëmshëm në Kuvend.
Për këtë fotografi Bahtiri i tha se duhej ta ndërronte me një fotografi të një takimi pjesë e së cilit kishin qenë edhe Richard Grenell e kryedipomati serb Marko Gjuriq, duke pretenduar se këtë takim ia kishte “mundësuar” gazetari Baton Haxhiu.
“Sinqerisht, nuk do të doja të postoja kurrë këtë, por deri këtu e keni sjellë punen! Vjosa Osmani, fushatën e ke filluar me fotografinë e Rugovës mbrapa! Mos e shfrytëzo Presidentin Historik për fushata, sepse ai nuk e ka merituar këtë. Herën tjetër kur t’iu drejtohesh qytetarëve, vendose prapa këtë fotografi, me Grenellin e Gjuriçin (takimin të cilin ta ka mundësuar Baton Haxhiu), sepse aktualisht, interesat e këtyre je duke i përfaqësuar”.
Fotografia që përdori Bahtiri ishte nga takimi i liderëve të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe të Kroacisë, në New York, me Richard Grenellin, tash i dërguar presidencial i Donald Trumpit për misione të posaçme si dhe me sekretarin e Shtetit për Thesarin Scot Bessent e presidentin e Bankës EXIM John Jovanovich./Express/



Të tjera
Kulture Lajme
Shqipëria sonte në finalen e Eurovisionit, Alis ngjitet i pesti në skenë me “Nan”
Sonte zhvillohet finalja e madhe
Aktuale
Osmani: Fushë Kosovë sot na dha forcë, zemër e bindje se e ardhmja ndërtohet përmes bashkimit të njerëzve
Kandidatja e LDK-së për
Aktuale
Mbi 95 mijë mërgimtarë të regjistruar për votim me postë – miratohet dizajni për diasporën
Nesër më 17 maj është