Deputeti Bahrim Shabani është zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Nga 75 deputetë prezent, 73 votuan pro, asnjë nuk pati kundër dhe nuk kishte asnjë abstenim.
Shabani u zgjodh në këtë pozitë pas dorëheqjes së nënkryetarit të deritashëm, Bekim Arifi.
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila ka propozuar plotësimin e rendit të ditës.
Propozimi i saj ka kaluar me shumicë votash dhe pas përfundimit të pikave të para, deputetët e Kuvendit të Kosovës zgjodhën nënkryetarin e ri nga radhët e komuniteteve.