Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, në një prononcim për Front Online ka thënë se paga minimale prej 350 euro është e pamjaftueshme.
Ai tha se me këtë pagë nuk mund të mbijetohet.
“Kjo pagë nuk mund t’i mbulon kërkesat e vetëm të një personi, pasi me një pagë 320 – 330 euro nuk mund të mbijetohet”, tha ai.
Azemi, ka bërë të ditur se deri pas 12 tetorit sindikata nuk do të ndërmarrë veprime protestuese, pavarësisht pakënaqësive me pagën minimale.
“Deri me 12 tetor e kemi shpallë si ‘muajin e heshtjes’, sepse nuk dëshirojmë të bëjmë presione, me protesta dhe greva edhe pse kemi arsye, megjithatë nuk kemi dashtë të bëhemi të pa sinqertë”, tha Azemi.
Ai shtoi se me përfundimin e zgjedhjeve lokale, të gjitha institucionet në tavolinë do të kenë kërkesat e sindikatës.
“Me përfundimin e zgjedhjeve lokale, të gjitha institucionet në tavolinë do të kenë kërkesat tona që paga minimale së paku duhet të jetë 600 euro”, shtoi ai



Të tjera
Lajme
Ngjarje e rëndë në Shkodër – Shoferi përplas me makinë katër persona, pamje
Një ngjarje e rëndë është regjistruar
Aktuale
Ambasada amerikane: Ngërçi i vazhdueshëm po i kushton Kosovës, koha që udhëheqësit t’i japin prioritet progresit e stabilitetit
Kosova ka mbajtur tre palë zgjedhje
Aktuale
Driton Selmanaj: Duhet konsensus nacional kundër kujtdo që refuzon hyrjen e Kosovës në projektin amerikan të gazit
Kandidati për deputet i LDK’së, Driton