Sekretari organizativ i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Visar Azemi, ka deklaruar se në listën e LDK-së mund të ketë vend edhe për Vjosa Osmanin, duke theksuar se partia po synon rikthimin dhe bashkimin e të gjithë anëtarëve të saj.
Ai tha se LDK synon të unifikojë radhët e saj dhe të forcojë strukturën e brendshme të partisë.
“Unë konsideroj që këto ngjarje do t’i shohim në ditët në vazhdim. LDK po synon rikthimin e të gjithë anëtarëve të saj, kështu që edhe për Vjosa Osmanin mund të ketë vend në LDK, sepse e djathta duhet të bashkohet, pasi që ka pasur një proces i cili ka qenë i dëmtuar në proceset e mëparshme dhe po kështu po synojmë që ta unifikojmë partinë ashtu siç ka qenë LDK-ja gjithherë”.



Të tjera
Lajme
Konjufca për Vjosa Osmanin: E goditi hapur Qeverinë në 2024-ën, por VV-ja i fitoi dy palë zgjedhje
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca,
Aktuale
Si mund të votojnë qytetarët rezident që ndodhen përkohësisht jashtë vendit?
E diela e 7 qershorit mbase
Aktuale
Dy muaj angazhim, një vit pagë – 85 deputetë aplikojnë për pagën kalimtare në Kuvend
Shpërndarja e Kuvendit i la më