Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës deklaron se “kur LDK fiton të tjerët mundohen ta zvogëlojnë suksesin e partisë”.
Derisa shprehet se:
“Në fillim të këtij viti, kur shtuam 70 mijë vota në zgjedhjet nacionale, disave nuk u mjaftoi kjo rritje. Na thanë s’ka rëndësi rritja, jeni partia e tretë.
Tash jemi në vendin e parë. Fituam në 7 komuna, më shumë se secila parti, sepse qeverisim sërish me kryeqytetin. Por përsëri nuk binden dhe nuk e pranojnë fitoren tonë”, thotë Visar Azemi.
Megjithatë thotë se “nuk e kemi ndërmend të merremi me ata që se pranojnë të vërtetën e as rritjen tonë”.
Tutje Azemi shkruan në profilin e tij në Facebook:
Ne falenderojmë mbështetësit tanë që janë rreshtuar kah e vërteta dhe mundësuan rritjen tonë edhe në shkurt por edhe tash në këto zgjedhje.
LDK po rritet. Kemi fituar me punë e ndershmëri në 7 komuna. Në disa madje pa blotazh. Fushata jonë ka qenë e paster e pa përçarje, në secilën komunë ku ishim në garë.
Këtë fushatë të ndershme edhe qytetarët e vlerësuan fort, duke renditur partinë tonë të parët në Kosovë me numrin e komunave të fituara.
Kështu të bashkuar, të ndershëm e me përkushtim, do të triumfojmë edhe në garat tjera në këtë mjedis aspak të barabartë.



Të tjera
Uncategorized
Τα Καλύτερα Παιχνίδια Καζίνο στο Gxbet που Πρέπει να Παίξετε Σήμερα
Στο άρθρο αυτό θα ανακαλύψετε τα
Uncategorized
Waarom live casinospellen bij Igo Bet een authentieke ervaring bieden
In dit artikel bespreken we waarom
Aktuale
Grekët i bëjnë jehonë rezolutës, kongresmenët kërkojnë edhe mbështetjen e Athinës për Kosovën në NATO
Tre kongresmenë amerikanë kanë iniciuar një