Avokatja e Jakup Krasniqit, Venkateswari Alagendra ka nisur paraqitjen e deklaratës përmbyllëse në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Ajo tha se klienti po privohet padrejtësisht nga liria tash e pesë vjet.
“Ekziston vetëm një opsion, që ju të merrni vendim për pafajësi dhe që të kthehet në familjen e tij. Në të gjitha këto 34 muaj gjykim, nuk ka asnjë dëshmitar që tregon se ai e ka rrahur, torturuar apo keqtrajtuar ndonjë person. Kjo prokurori kryesisht mbështetet në spekulime dhe pretendime të pabaza”, tha ajo.
Më tej, ajo tha se Prokuroria i ka anashkaluar provat shfajësuese. Po ashtu, theksoi se ZPS nuk ka thirrur një numër vendimtar të dëshmitarëve, të cilët do të kishin dhënë informacione për hierarkinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në hyrje të parashtrimeve përfundimtare, mbrojtja e Krasniqit tha se prokuroria ka dështuar edhe të argumentojë lidhjen mes klientit të saj dhe krimeve të pretenduara.
“Kjo akuzë nuk do të duhej të ishte ngritur fare. Prokuroria do të duhej të tërhiqte aktakuzën në fazë më të hershme por këtë nuk e bëri”, shtoi ajo.
Mbrojtja e Jakup Krasniqit do të vonojë me paraqitjen e deklaratës përmbyllëse gjatë tërë ditës. /kp



Të tjera
Lajme
Vetura përplaset me trenin te kazerma “Adem Jashari”
Një veturë është përplasur me trenin
Aktuale
Abdixhiku: S’mund të pranohet që buxheti të diskutohet brenda tri orëve
Pas Partisë Demokratike të Kosovës edhe
Aktuale
Kuvendi miraton edhe një marrëveshje tjetër me Bankën Botërore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar edhe