Avokati kosovar, Vigan Qorolli, ka deklaruar se nuk duhet pritur mrekulli sa i përket zgjidhjes së rastit të dhunimit të 11 vjeçares nga pesë meshkuj në Prishtinë.
Ai ka rikujtuar rastin e vrasjes së 18 vjeçares, Marigona Osmani në Ferizaj.Qorolli tha se janë bërë 1 vit nga ndodhia makabre në Ferizaj dhe ende s’ka asnjë vendim gjyqësor.
Ai theksoi se gjyqtarët e prokurorët kanë mandate përjetë, nuk merakosen e as nuk preken, transmeton lajmi.net.
Postimi i plotë:
Jane bere 1 vit prej ndodhise makabre te Marigones ne Ferizaj — dhe ende as nje vendim gjyqesor s’ka prej shtetit. Po po shtetit, sepse gjykatat jane institucione ne radhe te pare te shtetit.
Mos prisni mrekulli as prej ketij rastit tragjik te te mitures 11 vjeçe.
Gjyqtaret e prokuroret kane mandat perjete, nuk merakosen, as nuk preken. Thjeshte marrin rroge. E bejne kabull, e i fusin veshte ne lesh. Jo rastesisht, Bashkimi Evropian e quan gjyqesorin e Kosoven “te paafte”. Thjeshte i tille eshte.
Me fjale tjera, s’kane as dine as imane, qe thote mileti./Botapress.info/