Avokati Besnik Berisha i ka reaguar ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu, e cila sot ka bërë thirrje për hetim të përgjimeve të publikuara ku është përfshirë shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, duke biseduar me ish-deputetin nga Lista Serbe, Sllavko Simiq.
Berisha ka thënë se Haxhiu ka nevojë të kthehet sërish në fakultet, për ta mësuar profesionin e vet. Tutje, ai është shprehur se prononcimet e saja duhet të mirren të mirëqena, pasi që siç thotë Berisha ajo nuk ka njohur.