Ish-kryeministri i Kosovës e deputeti i LDK-së Avdullah Hoti, po i qëndron besnik Isa Mustafës. Hoti, i cili është ngritur në karrierë politike në LDK dhe në poste institucionale, fillimisht si nënkryetar i Prishtinës e më pas si Ministër i FInancave e Kryeministër në kohën e Isa Mustafës, duket ka mbetur ndër të rrallët zyrtarë të LDK-së që edhe më tutje gëzon simpati për ish-kryetarin e LDK-së Isa Mustafën e dorëhequr pas humbjes së thellë të LDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit të vitit 2021.
Në një postim të tij në Facebook, Avdullah Hoti ia dedikon Isa Mustafës, atëbohtë kryeministër i Kosovës, meritat për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit me BE-në.
Për më shumë ja postimi i Hotit në Facebook:
![🇽🇰](https://static.xx.fbcdn.net/images/emoji.php/v9/tce/1/16/1f1fd_1f1f0.png)
![🇪🇺](https://static.xx.fbcdn.net/images/emoji.php/v9/tdd/1/16/1f1ea_1f1fa.png)
![May be an image of 4 people and people standing](https://scontent-lga3-1.xx.fbcdn.net/v/t39.30808-6/311938035_666630504824467_5728968549438417447_n.jpg?_nc_cat=110&ccb=1-7&_nc_sid=8bfeb9&_nc_ohc=eEDg9n_4ifYAX9OXPKl&_nc_ht=scontent-lga3-1.xx&oh=00_AfDufmAb9n_j5tRpSr6yzlfU97PTQ4PFiMYUxFrtoWjuUA&oe=63603D4E)