Ish-kryeministri dhe deputeti i LDK-së Avdullah Hoti ia ka numëruar një nga një të gjitha dështimet e Qeverisë Kurti në projektet e investimeve kapitale.
Hoti ka përmendur pothuaja të gjitha ministritë e Qeverisë Kurti duke i nxjerë përqindjet e investimeve qe fillojnë prej 0% investime deri në 16% shifra me lartë e investimeve.
Sipas Hotit mbi 70% e projekteve ende nuk kanë filluar ndërkaq jemi në pjesën e dytë të vitit kur këto investime do të duhej të ishin në përfundim e sipër apo edhe të përfunduara shkruan Botapress.
Ja postimi i Hotit në Facebook
Dështim total në investime kapitale: Rreth 70% e projekteve të parapara për 2023 as nuk kanë filluar
Po përsëritet situata e vitit të kaluar. Në periudhën janar-qershor 2023, nga rreth 850 projekte kapitale në nivelin qendror, 70% të projekteve as nuk kanë filluar dhe janë me 0% realizim.
Në periudhën janar-qershor 2023, është shpenzuar vetëm 18% e buxhetit për investime kapitale.
Shpenzimet kapitale sipas organizatave buxhetore janë shqetësuese:
– Ministria e Bujqësisë 0%,
– Ministria e Pushtetit Lokal 0%,
– Ministria e Shëndetësisë 2%
– Ministria e Ekonomisë 4%,
– Ministria e Drejtësisë 4%,
– Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit 5%,
– Ministria e Tregtisë dhe Industrisë 10%,
– Ministria e Arsimit dhe Shkencës 14%,
– Shërbimi Spitalor 12%
– Ministria e Infrastrukturës 16%.
Sikurse në dy vitet e kaluara, edhe sivjet ekonomisë do t’i mungojnë qindra miliona euro qarkullim në mungesë të realizimit të investimeve kapitale.