Në sheshin “Skënderbeu”, Prishtinë pritet që zyrtarisht të bëhet hapja e “Defender Europe” 23.
Forcat e Sigurisë së Kosovës tashmë kanë vendosur pajisjet ushtarake, ku qytetarët mund të shohin nga afër këto pajisje.
Theksojmë se, nga data 21 maj deri më 2 qershor, Kosova do të jetë nikoqire e ushtrimit ushtarak më të madh ndërkombëtar në rajonin e Ballkanit, Defender Europe ’23, me ç’rast do të validohem kapacitet e dy regjimenteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, e po ashtu do të tregojnë shkallën e ndërveprueshmërisë ushtarake përkrah forcave të shteteve partnere.
Në ceremoninë e hapjes së ushtrimit më të madh ndërkombëtar ushtarak, “Defender Europe ’23” do të marrin pjesë presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari./Botapress.info/