Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar së fundmi Podujevën, ku ka mbajtur një fjalim para të pranishmëve, ku edhe këtë herë ishte i fokusuar në “arritjet” e Qeverisë, por gjatë fjalës, Kurti ka pasur edhe një kërkesë të çuditshme për qytetarët, që në fakt është edhe sulm ndaj Gjykatës Kushtetuese.
Kurti ka shtruar një argument, që lehtësisht mund të kuptohet si një kritikë dhe sulm ndaj Gjykatës Kushtetuese.
Në fjalën e tij, Kurti ka kërkuar 500 mijë vota si përgjigje ndaj Gjykatës Kushtetuese.
“Por gjërat shkojnë hala më mirë nëse me datën 9 shkurt atyre që na e rrëzojnë pesë më katër, ju përgjigjemi me 500 mijë vota për subjektin tonë politik” – tha Kurti në videon e ndarë nga Lëvizja Vetëvendosje.
Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që Kurti kritikon ose sulmon Gjykatën Kushtetuese në veçanti dhe sistemin e drejtësisë në përgjithësi.
Kurti në disa raste i ka kërkuar Kushtetueses në mënyrë tejet të çuditshme që të garojë në zgjedhje.
Gjatë tërë mandatit, Kurti nuk ka hezituar të kritikojë Gjykatën Kushtetuese për punën e saj, e cila në fakt ia rrëzoi ose ia ktheu prapa disa nisma ligjore të rëndësishme.



Të tjera
Uncategorized
Shambala Casino Bonus Fără Depunere 2025 . RO Spin & Win
bonus fără depunere jeetcity Pentru strategie
Uncategorized
75 USD Jetoane Gratuite Fără Depunere La Cazinoul Supernova — în România Start Winning
Coduri De Cipuri Gratuite Slotland Fără
Uncategorized
Gunsbet Casino Inloggen — NL Unlock Offer
Filippinó színész haszon elérhető helyi érzéstelenítő