SHBA-ja është zotuar të dorëzojë dy NASAMS brenda javësh dhe gjashtë të tjera për një periudhë më të gjatë kohore.
Raytheon Technologies i ka dorëzuar qeverisë së Shteteve të Bashkuara dy sisteme të sofistikuara të mbrojtjes ajrore NASAMS, të cilat do të përcillen në Ukrainë, tha të martën CEO i saj Greg Hayes, raporton Defense News.
Biden i çon një paralajmërim të fortë Putinit për armët bërthamore
“Është një sistem i mbrojtjes ajrore me rreze të shkurtër që mund të rrëzojë gjithçka, nga dronët tek raketat balistike dhe avionët luftarakë”, tha CEO Greg Hayes në CNBC “Squawk on the Street”.
Armët e zhvilluara në Norvegji duhet t’i ofrojnë Ukrainës mbrojtje kundër ushtrisë ruse, e cila ka sulmuar ashpër infrastrukturën civile të Ukrainës, duke përfshirë rrjetin e saj të energjisë elektrike, duke përdorur raketa dhe dronë gjatë dy javëve të fundit.
SHBA-ja është zotuar të dorëzojë dy NASAMS brenda pak javësh dhe gjashtë të tjera në një afat më të gjatë kohor, transmeton Reporteri.net.
Presidenti i SHBA Joe Biden i premtoi presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë një telefonate këtë muaj për të përshpejtuar dërgesat e NASAMS dhe një zyrtar i lartë i Pentagonit tha të hënën se NASAMS pritet të dorëzohet “brenda javëve të ardhshme” dhe se Ukraina do të njoftojë kur ato të mbërrijnë në vend dhe të vihen në funksion.
“Ushtria amerikane do të vazhdojë të punojë shumë për t’i dorëzuar ato sa më shpejt të jetë e mundur,” tha zyrtari.
Hayes shtoi gjithashtu se kompania pret më shumë porosi NASAMS së shpejti.
“Ka një rritje të konsiderueshme të kërkesës globale për sisteme të avancuara të mbrojtjes ajrore, veçanërisht në Evropën Lindore, pasi konflikti midis Rusisë dhe Ukrainës, për fat të keq, vazhdon”, tha Hayes.
Që kur Rusia filloi luftën më 24 shkurt, SHBA i ka ofruar Ukrainës më shumë se 17 miliardë dollarë ndihmë ushtarake./Botapress.info/