Kryetari i Mitrovicës së Veriut Erden Atiq, ka reaguar në Facebook, për sulmin e mbrëmshëm me grandtë.
Sipas Kryetarit Atiq, padyshim ky është një sulm i organizuar terrorist. Atiq, gjithashtu ka kërkuar nga organet e drejtësisë që krëesit e këtij sulmi të vihen sa më parë para drejtësisë.
Bie eksporti i Kosovës, thellohet deficiti tregtar për 20.5%
E plotë:
“Sulmi i mbrëmshëm me granatë dore M75 në objektin e komunës sonë është padyshim sulm i organizuar terrorist.
Këto akte kriminale e terroriste që tentojnë të ngjallin frikë nuk do të ia dalin. Institucionet do të funksionojnë pavarësisht sulmeve e kërcënimeve të tilla.
Në anën tjetër, unë i bëj thirrje organeve të rendit dhe të drejtësisë që ta trajtojnë me urgjencë rastin dhe kryesit e këtij sulmi të vihen sa më parë para drejtësisë.”