Kryetari i ri Erden Atiq, ka nisur procedurat për ta anëtarësuar Mitrovicën e Veriut në Asociacionin e Komunave të Kosovës.
Ai ka dërguar sot kërkesë zyrtare në adresë të kryetarit të AKK-së, Agim Aliu.
Gjykata cakton paraburgimin prej 1 muaji për dy serbët e arrestuar në protestën e Zveçanit
“Si kryetar i komunës së Mitrovicës së Veriut, ju njoftoj se me qëllim të mbrojtjes dhe promovimit të interesave të përbashkëta komunale, bazuar në nenin 31 dhe 32 të Ligjit për qeverisjen lokale, në bashkëpunim me Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut, kemi filluar procedurat për anëtarësim të komunës së Mitrovicës së Veriut në Asociacionin e Komunave të Kosovës”, ka shkruar ai. /Botapress.info/.