Zhvendosja e vëmendjës në Kosovë nga ana e Vuçiqit, përpos tjerash ka për qëllim për të mbuluar katrahurën dhe paknaqësitë që e kanë kapluar Beogradin.
Kjo më shumë bëhët e mirëpritur pasi që partneri i tij në Banjallukë po e shtyen përpara agjendën serbe përmes influencës ruse për destablilzim të Ballkanit Përendimor, që nënkupton edhe interesin e tyre(veçanërisht të Moskës) për të bartur konfliktin në ketë pjesë të Evropës Juglindore si nje rajon me përberje edhe me vende anëtare në Bashkimin Evropian dhe në NATO, duke përfshi edhe vet forcat e KFOR-it në vendin tonë.
Krahas kësaj refreni vazhdon të dëgjohët pa nderpre në Schuman Place në Bruksel se “Rusia vazhdon të shkelë ligjin ndërkombëtar dhe të kryejë krime lufte në Ukrainë për më shumë se një vit”, perderisa në anën tjetër Serbia, si një kandidate e favorizuar për anëtarësim nga Ballkani Perëndimor, vazhdon të jetë në linjë me Rusinë në luftën kundër Ukrainës.
Veçanërisht duhët nënvizuar se, ndërkohë që e gjithë vëmendja perëndimore është bartur në veri të Kosovës, paralelisht lidershipi serb i Bosnjës i mbështetur nga Beogradi dhe i papenguar nga qendrat vendimarrëse, çdo ditë ndermerr veprime konkrete dhe vendimtare drejt shkëputjes dhe shaktërrimit me pasoja për të gjithë rajonin.
I kemi në kujtesë disa që më vonë edhe kërkuan falje dhe u penduan, por ishte vonë, pasi që në kohët fatkeqe gjatë viteve të 90-ta ata paqëtohëshin me Millosheviqin dhe e konsideronin atë partner në bisedime ( p.sh ne Dayton), perderisa ai ishte në gjendje të bënte kërdi pa u mbajtur përgjegjës për krimet e tij si shkaktar i gjitha luftave të viteve të 90-ta në Kroaci, Bosnjë-Herzegovinë dhe Kosovë.
Prandaj paqëtimi i sotëm me Vuqiçin, i ngjanë paqëtimit të djeshëm me Millosheviqin, dhe nuk është larg nga ngjashmëria edhe me paqëtimin e viteve të 30-ta me Hitlerin…
Në të dy këto raste, pasojat ishin të rënda për miliona njerz në Evropë, të cilat akoma i ndjejmë dhe janë bartur deri në ditët e sotme