Këto ditë në media u zbulua e dashura e re e aktorit të njohur, Leonardo DiCaprio, e cila është modelja 23-vjeçare, Camila Morrone.
DiCaprio shpesh komentohet për të dashurat e tij, saktësisht për moshën që ato kanë, e që variojnë nga 23-25 vjeçare.
Por, përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, këngëtari kosovar, Blero ka thënë se po i pëlqen rregulla e aktorit të njohur që e dashura e tij të jetë 23 deri në 25 vjeçe.
“Po më pëlqen shumë rregulla e Leonardi DiCaprio’s, 23-25 as ni ditë ma të vjetër”, ka shkruar Blero në një fotografi të publikuar në llogarinë e tij në Instagram.