Botapress, 14 Shkurt – Akademia e Shekncave dhe Arteve të Kosovës përmes një deklarate për opinion ndër të tjerash ka përmendur edhe idenë e “Ballkanit të Hapur” që po iniciohet dhe propagandohet nga kryeministri shqiptar Edi Rama dhe për idenë e Albin Kurtit për bashkimin kombëtar, shkriuan Botapress.
Në këtë deklaratë për opinion ASHAK mendon se “Ballkani i Hapur” e minon “Procesin e Berlinit”, sepse “bën izolimin politik të Kosovës dhe se do të ketë pasoja largvajtës për raportet e ardhshme mes shteteve të Ballkanit Perëndimor”.
Po ashtu, Akademia ka denoncuar retorikën në Shqipëri dhe Kosovë për bashkimin kombëtar, pasi tha se deklarata të tilla i shkojnë në favor politikës serbe.
“Retorika nacionaliste e kreut politik të Shqipërisë për bashkim kombëtar, për heqje kufiri me Kosovën etj., që gjoja përfshihen në projektin ‘Ballkani i hapur’, njësoj si diskutimi politikisht diletant në Kosovë për bashkim kombëtar, i shkojnë në favor politikës së Serbisë, duke e konsideruar ‘Serbinë e madhe’ si pasojë logjike dhe kundërpeshë politike kundrejt ‘Shqipërisë së madhe’ dhe duke vendosur shenjën e barazimit mes Kosovës dhe Republika Sërpska, pavarësisht se bëhet fjalë për dy realitete krejtësisht të ndara politike dhe historike”, thuhet ne deklaraten per opinion të ASHAK-ut percjelle Botapresss.