Kreu i Qeverisës së Kosovës, Albin Kurti, i cili drejton Lëvizjen Vetëvendosje, po qëndron për një vizitë në Londër me ftesë të Qeverisë atje, shkruan Gazeta Express.
Ky udhëtim i Kurtit jashtë vendit vjen në një kohë kur kanë mbetur vetëm edhe dhjetë ditë nga afati i Gjykatës Kushtetuese që ka vënë në dispozicion për zgjedhjen e presidentit të ri.
Kurti pas vendimit të Kushtetueses që kishte vendosur afatin shtesë prej 34 ditësh, është takuar vetëm me kreun e LDK’së, Lumir Abdixhikun, por pas takimit nuk ka pasur ndonjë zhvillim konkret e as përmendje të ndonjë emri specifik për president të ri.
Të dy janë arsyetuar se duhet ta ruajnë konfidencialitetin e diskutimeve meqë takimi ka qenë “tete-a-tete”
Ndërkohë një takim me kreun e PDK’së ende nuk ka ndodhur pasi që nga kjo parti po i kërkojnë Kurtit seriozitet dhe ftesë zyrtare në adresë të kryetarit Bedri Hamza. Pritet të shihet nëse Kurti do ta takojë Hamzën pas khimit nga Londra.
Në bazë të vendimi të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi i Kosovës ka afat deri me datën 20 prill për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse kjo nuk ndodh, vendi shkon automatikisht në zgjedhje të reja dhe shpërndahet Kuvendi.
Aktualisht institucioni i Presidencës është duke u drejtuar nga kryeparlamentarja Albulena Haxhiu si ushtruese e detyrës, pasi me 4 prill i ka skaduar mandati presidentes Vjosa Osmani.



Të tjera
Aktuale
Mbi 95 mijë mërgimtarë të regjistruar për votim me postë – miratohet dizajni për diasporën
Nesër më 17 maj është
Aktuale
Kurti me video nga vetura thirrje mërgatës
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përmes
Ekskluzive Lajme
Bajrush Morina: A janë Avdullah Hoti e Hykmete Bajrami më shumë “rugovistë” se sa Ukë Rugova?
Personaliteti i Ibrahim Rugovës dhe filozofia