As kjo e hënë nuk solli ndryshim në skenën politike të Kosovës. Edhe seanca e 50-të konstituive e Kuvendit ka përfunduar pa ndonjë rezultat, duke e thelluar më tej krizën institucionale që po zvarritet prej javësh.
Me gjithë pritjet minimale për ndonjë zhvillim të ri, dështimi ishte i paralajmëruar që nga momenti i caktimit të seancës.
Komisioni i propozuar nga LVV-ja për votim të fshehtë i mori vetëm 53 vota.
Deputetët e ish-opozitës nuk lëvizën nga qëndrimet e tyre sa i përket zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, duke bllokuar edhe këtë tentim për konstituim.
Që nga dita e zgjedhjeve, janë mbajtur plot 50 seanca, por asnjëra prej tyre nuk ka prodhuar një institucion funksional, ndërsa vendi vazhdon të mbetet pa kryeparlamentar dhe me një Kuvend të paralizuar.



Të tjera
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në
Lajme
Kica i reagon Kurtit për “diellin dhe shiun”: Moti e kam kuptu qe ky zgjidhjet i pret nga qielli
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës,
Aktuale
Gola në Këshill të Evropës: Banjska është e vërteta e pakëndshme me të cilën Serbia do të përballet herdokur
Ish-Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Ardian