Një grua nga Prizreni kishte refuzuar që birin e saj 14 vjeçar ta pranonte në shtëpi, kur policia e dërgoi për ta mbajtur arrestin shtëpiak më 24 shtator.
Ajo tha se veproi kështu pasi mendon se në dorë të shtetit djali i saj si recidivist i veprave penale, do të ishte më i sigurt.
Për pak ditë, Projektligji për Trustin pritet t’u dërgohet deputetëve
Në koordinim me prokurorinë policia po e heton rastin e cilësuar si “keqtrajtim apo braktisje e fëmijëve”.I mituri që po dyshohet edhe për vjedhje, tani ndodhet në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan.