Shërbimi Korrektues i Kosovës ka reaguar lidhur me deklarimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj se të dyshuarin në rastin e vrasjes së Donjeta Pajazitaj nuk ka patur kush ta dërgojë në seancë.
Pas kësaj nga Shërbimi Korrektues kanë deklaruar se urdhëresa për përcjelljen e personit në fjalë është ardhur me vonesë nga Gjykata, e si pasojë e kësaj ShKK nuk ka patur asnjë njësi të lirë për të zbatuar urdhëresën.
“Pas këtij shkrimi të publikuar në portale, Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se Urdhëresa për përcjelljen e personit në fjalë për në Gjykatë është ardhur me vonesë, dhe si pasojë e kësaj SHKK nuk ka pasur asnjë njësi të lirë për ta zbatuar urdhëresën. Bazuar në Rregulloren e Brendshme të Punës, Urdhëresa duhet të pranohet së paku 72 orë më herët, me qëllim që përcjelljet të planifikohen me kohë dhe me prioritet, ndërsa urdhëresa në fjalë është pranuar më 18.02.2022, ora 15:15 për tu realizuar sot më 21.02.2022.”, thuhet në reagimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës
Tutje është thënë se ShKK do të vazhdojë të mbetet e përkushtuar në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive të saj në përshtatshmëri të vazhdueshme me ligjet e aplikueshme në vend.
Ndryshe është vëllai i Donjeta Pajazitajt, Shkelqim Pajazitaj i cili bëri të ditur se kishte marrë një email për shtyrje të seancës gjyqësore nën arsyetimin e bërë nga se të akuzuarit nuk mund t’i sigurohet transporti për në gjykatë./Botapress.info/.