Botapress 28 Korrik – Kanë arritur në Kosovë trupat e dhjetë viktimave të aksidentit tragjik në Slavonski Brod të Kroacisë.Sjellja e trupave të viktimave është bërë me tri vetura, nën përcjelljen e policisë.
Në vendkalimin kufitar janë parë edhe Ambasadori i Kosovës në Shqipër, Nait Hasani dhe ai i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
Prej kompanisë që po e kryen transportin kanë deklaruar se këtë po e bëjnë vullnetarisht.“Gjithë përgatitjet janë bërë nga kompania. Ne e kemi kry transportin vullnetarisht”, ka deklaruar një prej përfaqësuesve të kompanisëVarrimi i viktimave pritet të bëhet në orët e pasditës.