Policia e Kosovës ka arrestuar sot një shtetas të Turqisë.Burimet e gazetes brenda policisë kanë thënë se shtetasi turk ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Ende nuk është publikuar identiteti i tij, por thuhet se i njëjti ishte në përcjellje të autoriteteve vendore.
Aktualisht turku ndodhet në njërin prej stacioneve policore duke u intervistuar ndërsa prokurori i rastit pritet të marr vendim për të brenda pak orësh./Botapress.info/