Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se kanë arrestuar në vendin e punës B.Sh., prokuror atje, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Marrje ryshfeti”.
Në njoftim thuhet se po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.
Komunikata e plotë:
Arrestohet një i dyshuar për veprën penale “Marrja e ryshfetit”
Prishtinë, 27 Tetor 2025 –
Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës, në bashkëpunim me Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prizren kanë arrestuar B.Sh nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”.
I dyshuari B.Sh., prokuror në Prokurorinë Themelore të Prizrenit, është arrestuar në vendin e punës.
Prokuroria Speciale së bashku me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi.



Të tjera
Showbiz
Dolce “flakë” nga plazhi, poza sensuale në bikini
Influencerja dhe modelja Dolce ka ndarë
Lajme
Kryeziu tregon procedurat: Fillimisht kuvendi, qeveria, pastaj presidenti
Profesori i Kushtetutës, Kadri Kryeziu në
Lajme
KEK: Njësia A4 do t’i nënshtrohet remontit vjetor, ndalet sonte
Njësiti A4 i termocentralit Kosova A