Botapress 4 Gusht – Më 29 – 30 Korrik 2021 në orët e vona të mbrëmjes një person i panjohur ka tentuar të demolojë zyren e redaksisë së gazetës online Botapress.
Kjo ngjarje është inçezuar nga kamera e sigurisë dhe nga pamjet shihet se ky person i afrohet derës së redaksisë, provon ta hap derën por ndalon pasi vëren kamerën e sigurisë që incezonte veprimin e tij.
Rasti është lajmëruar në Policinë e Kosovës njofton Botapress.
Gazetarët dhe stafi drejtues i gazetes Botapress me të parë videon e inçezuar nga kamera e sigurisë kanë vërejtur se një person i tillë me përmasa të përafërta trupore dhe pamje fizike është parë edhe më parë të jetë sjellë verdallë redaksisë së gazetës Botapress.
Kjo deklarate është dhënë edhe në Policinë e Kosovës raporton Botapress.
Policia e Kosovës nga ajo ditë ka nisur hetimet ku edhe kanë arritur për ta kapur,
Policia e Kosovës ka njoftuar se personi në fjalë është arrestuar duke e konfirmuar në telefon për Gazeten Botapress.info
Gazeta Botapress.info do vazhdojë të raportojë të vërtetën dhe duke mos ju nënshtruar asnjë presioni dhe asnjë shantazhi nga askush. / Botapress/