Një inspektor i Inspektoratit të Punës në Prishtinë është arrestuar të mërkurën në një aksion të përbashkët të Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe Njësisë për Krime Ekonomike të Policisë së Kosovës.
Sipas prokurorisë, i dyshuari është kapur në flagrancë dhe po hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprave penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare dhe marrjes së ryshfetit. Lajmin e ka konfirmuar për IndeksOnline zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Gashi.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
Ndërkohë, vetëm një ditë më parë, në një operacion tjetër të Krimeve Ekonomike, janë arrestuar edhe tre zyrtarë të Komunës së Prishtinës, të dyshuar për vepra të ngjashme. Njëri prej tyre, sipas autoriteteve, është kapur gjithashtu në flagrancë, duke marrë ryshfet.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në