Prokuroria Speciale, njofton opinionin publik se mëngjesin e së mërkurës është arrestuar M. D. i nacionalitetit serb, nën dyshimet për krime lufte në Komunën Zveçanit.
M.D. është arrestuar me urdhër të prokurores speciale Florije Salihu- Shamolli, pas hetimore disa mujore në bashkëpunim me hetuesit e krimeve të luftës.
Sipas hetimeve M.D., dyshohet se në cilësinë e komandantit të Njësisë së policisë në këtë rajon, në kuadër te MUP-it, gatë viteve 1998/1999 ka marrë pjesë në vrasje, dëbim, plaçkitje, torturë, e rrahje të civilëve shqiptarë.
Dyshohet se gjatë prillit të 1999-s, i pandehuri M.D. së bashku me forcat serbe të organizuara në formacione të strukturuara, përfshirë Ushtrinë Jugosllave dhe Policinë serbe, mori pjesë në operacionin në fshatin Zhazhë, ku kishin mbetur të vrarë shtatë civilë.
Trupat e civilëve shqiptarë u gjetën pas përfundimit të luftës në varrezat e fshatit Suhodoll, në Komunën e Mitrovicës.



Të tjera
Uncategorized
Metodi di pagamento sicuri e veloci disponibili su Star Casino
In questo articolo esploreremo i metodi
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen