Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se, në koordinim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prishtinë, pas zhvillimit të veprimeve hetimore lidhur me dyshimet për keqpërdorimin dhe mashtrimin në një aktivitet prokurimi për furnizime me pajisje në Policinë e Kosovës, sot është arrestuar një person.
Sipas dyshimeve fillestare, i dyshuari me inicialet N.R po hetohet për veprat penale: Keqpërdorimi dhe Mashtrimi në Prokurim Publik nga neni 415 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dhe Falsifikimi i dokumenteve nga neni 390 të KPRK-së.
Arrestimi është realizuar nga Policia e Kosovës, ndërsa me urdhër të prokurorit të shtetit, personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë.



Të tjera
Lajme
Haxhiu pas mbylljes së qendrave të votimit
U.d e presidentes, Albulena Haxhiu, ka
Aktuale
Lajmërohet Albin Kurti, ky është mesazhi i tij
Pak minuta pas mbylljes së vendvotimeve,
Aktuale
Në këtë link mund t’i përcillni rezultatet preliminare të zgjedhjeve
Linku i platformës elektronike për publikimin