Ish-kryeministri pakistanez Imran Khan u arrestua të martën në kryeqytetin Islamabad, njoftuan mediat lokale.
Khan u arrestua nga Rangersat, forca paraushtarake e vendit, pikërisht kur një gjykatë në Islamabad i dha atij lirim të përkohshëm me kusht.
Habit eksperti: Mishi i laboratorit është bio, i njëjtë me pulën e fshatit
Zhvillimi vjen disa ditë pasi Khan akuzoi një oficer të lartë ushtarak për komplot për ta vrarë.
Imran Khan, u detyrua që të linte postin pas mbajtjes së një mocioni mosbesimi në Parlamentin e vendit në prill, vitin e shkuar pasi përballet me një sërë akuzash penale mes të cilave terrorizëm dhe korrupsion.
Partia e tij ka organizuar dhjetëra-mijëra mbështetës në mitingje politike në të gjithë vendin, në të cilat Khan dhe të tjerë kanë kërkuar zgjedhje të reja dhe kanë akuzuar trupat paramilitare për orkestrimin e rrëzimit të tij.
Tensionet politike rreth figurës së tij arritën pikun në nëntor, kur ish-kryeministri u plagos gjatë një mitingu politik pasi një person i paidentifikuar hapi zjarr ndaj kolonës së tij, në atë që ndihmësit e tij e kanë cilësuar si atentat. /Botapress.info/