R.B, 34-vjeçar, është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për vjedhje të rënda. Një gjë të tillë e ka njoftuar vetë Policia me anë të një njoftimi në ‘Facebook’, teksa thuhet se i dyshuari po kërkohej për disa raste të vjedhjes të ndodhura në periudha të ndryshme kohore, shkruan Botapress.info
“Sot njësitet policore të stacionit të Lipjanit, kanë arrestuar një person të dyshuar për për disa vjedhjeve të rënda. I dyshuari, po kërkohej për disa raste të vjedhjeve që kanë ndodhë në periudha dhe lokacione të ndryshme, kryesisht në rajonin e Prishtinës”, thuhet në njoftim.
“Personi i dyshuar: R.B . mashkull, 34 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet që dyshohet të jetë i përfshirë i arrestuari”. /Botapress.info/