Tre persona janë arrestuar dje në rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan.Dy prej tyre dyshohet se e kanë sulmuar fizikisht të dyshuarin e tretë-mjek. Ata dyshohen për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.
Ndërsa mjeku është arrestuar për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor.
Tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Në këto vende do ketë ndërprerje të rrymës në tri ditët e ardhshme
Raporti i plotë:
SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR & TRAJTIM I PANDËRGJEGJSHËM MJEKËSOR
Rr. Mulla Idrizi, Gjilan 26.11.2022 – 12:52. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, dy prej tyre pasi që kanë sulmuar fizikisht të dyshuarin e tretë i cili është mjek, të cilit i kanë shkaktuar lëndime. I dyshuari i tretë është arrestuar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor dhe për shkak të sulmit ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje./Botapress.info/