Në aksionin e sotëm të Policisë janë arrestuar shtatë persona, dy prej tyre zyrtarë të ministrisë së Mjedisit, transmeton Gazeta Botapress.
Gazeta ka mësuar se janë arrestuar shtatë persona në aksionin që po zhvillohet për rastin “Brezovica”. Dy prej tyre zyrtarë të ministrisë së Mjedisit dhe pesë të tjerë janë qytetarë.
Aksioni për ndërtimet në Brezovicë është duke u zhvilluar në Prishtinë, Ferizaj e Shtërpcë.
Botapress.info do të ju sjell detaje të reja.