Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth rastit të arrestimit të ish-kryesuesit të Kuvendit Komunal në Drenas, Naim Bazaj.
Ai po dyshohet për “detyrim” dhe “prezantim të rremë” dhe në nën dyshimin për këto vepra, policia ka kontrolluar shtëpinë e tij ku ka gjetur shtatë armë zjarri, 290 fishekë, një telefon mobil dhe një kontratë.
“Prishtinë 01.04.2025 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka kryer veprat e cekura më lartë. Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse janë gjetur dhe sekuestruar shtatë armë zjarri, 290 fishekë, një telefon mobil dhe një kontratë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
Naim Bazaj, ditë më parë, në emisionin “Frontal” e kishte konfirmuar pjesëmarrjen ne garën për kryetar të Komunës së Drenasit.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në