Dy zyrtarë policorë janë suspenduar dhe ndaj pesë zyrtarëve të tjerë është iniciuar procedurë e brendshme disiplinore për arrestimin e kameramanit të agjencisë së lajmeve “EO” Albion Selitaj.
Siç njofton policia, suspendimi i tyre është mbështetur në udhëzimin administrativ të PK-së për shkeljet, masat dhe procedurat disiplinore në Policinë e Kosovës.
“Suspendimi i tyre është mbështetur në udhëzimin administrativ të PK-së për shkeljet, masat dhe procedurat disiplinore në Policinë e Kosovës, me qëllim të hetimit dhe sqarimit të veprimeve dhe sjelljeve të tyre në këtë rast. Lidhur me këtë rast është njoftuar Drejtoria e Standardeve Profesionale e PK-se dhe Inspektorati Policor (IPK)” thuhet në njoftimin e Policisë.
Njoftimi i plotë: