Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton se pas arrestimit të shtetasit kosovar dhe ish-ushtarit të UÇK-së, Mitehat Llozhani, në pikën kufitare Batrovci me Kroacinë, janë ndërmarrë të gjitha veprimet institucionale.
Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi ka kërkuar sqarime nga autoritetet serbe dhe ka informuar Bashkimin Evropian dhe misionet diplomatike të Quint-it për sigurimin e të drejtave dhe sigurisë së Llozhanit.
Ambasadori Jetish Jashari është në kontakt të vazhdueshëm me familjen, ndërsa MPJD bën thirrje për presion ndërkombëtar ndaj Serbisë.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në