Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme dhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, është deklaruar sot para vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit, lidhur me arrestimin e ish-policit të Njësisë Speciale të Kosovës nga autoritetet serbe.
I pyetur për këtë çështje, Sveçla tha se Ministria e Punëve të Jashtme është institucioni që është duke u marrë me rastin.
“Ministria e Punëve të Jashtme është në këtë angazhim”, tha shkurt ai.
“Ky qytetar i Republikës së Kosovës të lirohet sa më shpejt dhe kësi raste të mos ndodhin më”, u shpreh Sveçla
Ministri në detyrë gjithashtu sqaroi se personi i arrestuar nuk ka qenë pjesë e Policisë së Kosovës gjatë vitit 2023.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në