Drejtoria e Hetimeve të Krimeve të Rënda me autorizim të Prokurorit ka bastisur të enjten disa lokacione në Prishtinë dhe ka arrestuar shtatë të dyshuar.
Policia ka njoftuar sot se arrestimet janë bërë nën dyshimin se të njëjtit kanë ndikuar dhe penguar hetimet në lidhje me një rast të fajdeve, transmeton Botapress.
Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar: një pistoletë, 5 telefona dhe 7500 € para të gatshme. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Botapress.info/