Siç shkruan vetë ministri në Facebook, në tre ditët e fundit në Ukrainë janë dorëzuar ose kontraktuar mbi 50 mijë helmeta dhe jelek antiplumb.Gjithashtu autoritetet ukrainase njoftojnë se kanë marrë nën kontroll qytetin Chuhuiv, që ndodhet në lindje.
Sipas një deklarate nga forcat e armatosura të Ukrainës, ushtria ruse ka pësuar humbje të mëdha në ushtarë dhe pajisje. Këtë lajm e raporton “The Guardian”.