Deputeti i LDK-së që vjen nga Deçani, Armend Zemaj, përmes një postimi në facebook ka shkruar se Komuna e Deçanit do të jetë befasia e zgjedhjeve lokale, të cilat do të mbahen me 17 tetor.
“Deçani do të jetë befasia e këndshme e 17 tetorit. Qytetarët e Deçanit, janë më të vendosur se kurrë më parë për ndryshimin e madh. Ata, para kryetarit Abdixhiku folën bindshëm e me zë të lartë. E thanë fjalën e tyre”, shkruan Zemaj.
“Thanë se e duan Hyri Dobrunaj për kryetare të komunës dhe programin qeverisës të LDK-së, si mundësi zhvillimi për të gjithë“, ka shkruar deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, përcjellë Botapress.info